Rreziku nga kreditë e këqija, BSH-ja paketë masash të reja siguruese
Zgjerohet portofoli i kredive të pakthyera nga klientët. Bankat private vihen para faktit të një recensioni
Ervin Koçi
Banka e Shqipërisë ka bërë sërish dje një lëvizje “avangarde” për t’i paraprirë një rreziku të mundshëm që i kanoset ekonomisë së vendit nga zgjerimi i shpejtë i portofolit të kredive me probleme. Pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, ky i fundit ka riparë me vëmendje rregulloren për kreditë ku ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësime në administrimin e rrezikut të kredisë. Burime zyrtare nga BSH-ja bënë të ditur se “kjo masë është në vijimësi të ndryshimeve të marra më parë nga autoriteti qendror bankar ndaj bankave të nivelit të dytë, me qëllim reduktimin e rrezikut që mund t'u vijë bankave nga moskthimi i kredive”. Vitet e fundit shqiptarët kanë “zbuluar” bankat si pikë referimi për të marrë kredi ose borxhe të llojeve të ndryshme, siç janë ato konsumatore dhe sidomos kreditë për shtëpi. Por me rritjen e çmimeve në vend rrezikohet kthimi i kredive nga ana e kredimarrësve, të cilët mund të thuhet se pa i njohur mirë aftësitë e tyre financiare, iu “futën detit në këmbë”. Puna jostabël e shqiptarëve, të ardhurat e pamjaftueshme që shpeshherë janë falsifikuar me vërtetime të rreme në vendet e punës, apo dhe falimentimet në biznese, kanë shtuar ndjeshëm rrezikun e moskthimit të kredive, në një kohë që bankat në mjaft raste mund të mbeten duarbosh edhe për faktin se nuk kanë se çfarë pronash apo pasurish t’u sekuestrojnë klientëve, që edhe në rastet e garancive kanë paraqitur letra false.
Rregullorja
Këshilli Mbikëqyrës miratoi dje disa ndryshime në rregulloret “Për administrimin e rrezikut të kredisë”, në atë “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit” dhe “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e degëve të bankave të huaja”. BSH-ja në përmbushje të funksionit të saj të mbikëqyrësit të sistemit bankar analizon dhe vlerëson në mënyrë të vazhdueshme rreziqet më të cilat përballen bankat, si dhe rishikon vazhdimisht kuadrin rregullativ mbikëqyrës. Nisur nga fakti i rritjes së kreditimit në tërësi dhe të atij në valutë, në veçanti, nga bankat dhe degët e bankave të huaja, në bashkëpunim edhe me pjesëmarrësit e tregut, BSH-ja miraton disa ndryshime rregullative, që kanë për qëllim kufizimin e rrezikut nga kredidhënia në monedhë të huaj.
Rregulloret parashikojnë kryesisht masa të veçanta për monitorimin e rrezikut nga kredidhënia në monedhë të huaj ose të indeksuar me kurs këmbimi, e cila mund të shfaqë rrezik kryesisht në rastet kur kredimarrësit gjenerojnë të ardhura në monedhë vendase.
Ndryshimet parashikojnë marrjen e masave të karakterit administrativ dhe të kujdesit (prudencial) dhe monitorimit mbikëqyrës kur: 1) Të parat përfshijnë rrezikun nga kredidhënia në monedhë të huaj, udhëzime me raste dhe kërkesa të veçanta për garancitë dhe kolateralin. 2) Të dytat janë masa kryesisht të kujdesit prudencial dhe monitorimit të mbikëqyrjes, të cilat përfshijnë: a) rritjen e kërkesave për shpenzime kapitali për portofolat e kredive të bankave të përcaktuar si të ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit; b) vendosjen e niveleve më të kufizuar të peshës në treg për degët e bankave të huaja, për të realizuar kufizimin e rrezikut të kredisë edhe për këto subjekte.
Shtimi i transparencës
BSH-ja kërkoi gjithashtu nga bankat private që të ketë më tepër transparencë për produktet dhe shërbimet bankare, si dhe për kërkesat minimale të publikimit të informacionit nga bankat dhe degët e bankave të huaja. Rregulloret janë harmonizim i kërkesave të reja të ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” lidhur me transparencën e bankave në tërësinë e produkteve dhe shërbimeve, që ofrojnë për klientelën dhe publikun në tërësi, si dhe profilin e rrezikut të bankave dhe degëve të bankave të huaja etj. Ajo zëvendëson udhëzimin “Mbi transparencën e operacioneve dhe shërbimeve bankare”. Rregullorja parashtron kërkesa që lidhen kryesisht me mënyrën dhe formën e dhënies së informacionit për klientët për produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare të ofruara, për publikimin në veçanti të normave efektive të interesit të depozitave/kredive, për metodën e llogaritjes së normës efektive të interesit për kreditë, për elementet e kontratës së kredisë dhe depozitave, për marketingun e produkteve dhe shërbimeve, trajtimin e ankesave të klientëve nga bankat dhe evidentimin e veçantë të tyre etj. Rregulloret konsiderojnë Standardet e Komitetit të Bazelit për rritjen e transparencës bankare, Direktivat Europiane si dhe eksperiencat e vendeve të tjera.
30 Gusht 2008