Aksidentoi për vdekje kalimtarin, pranga drejtuesit
Efektivët blu të kryeqytetit arrestuan në orët e para të ditës së sotme nje drejtues mjeti, nën akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen e një shtetas
TIRANË – Një shtetas që aksidenti për vdekje një kalimtar është arrestuar sot nga Policia e Tiranës. Efektivët blu të kryeqytetit arrestuan në orët e para të ditës së sotme shtetasin Shkëlqim Matoshi, nën akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen e një shtetasi.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit, bënë të ditur se ngjarja për të cilën akuzohet 33 vjeçari Matoshi ndodhi rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm, kur ai duke drejtuar automjetin Fuoristradë, tip "Jeep", me targa ZH.544873, në rrugën e Universitetit Bujqësor në Tiranë, aksidentoi për vdekje shtetasin Preng Marku, i cili tentonte të kalonte rrugën.
(d.b/BalkanWeb)