Egjiptianët, protestë para kryeministrisë: Kërkojmë karta falas
Një tjetër pakicë kombëtare ka protestuar përpara kryeministrisë për shpërndarjen falas të kartave të identitetit. Pas romëve janë egjiptianët ata që kërkojnë nga qeveria pajisjen e tyre falas me letërnjoftimet e reja elektronike.
TIRANE- Pas romëve janë egjiptianët ata që kërkojnë nga qeveria pajisjen e tyre me karta identiteti falas. Dhjetra anëtarë të këtij komuniteti kanë protestuar sot përpara kryeministrisë. Kreu i komunitetit egjiptian Arjan Lile i ka bërë apel qeverisë të marrë parasysh kërkesat e tyre për karta falas dhe për vështirësitë social-ekonomike me të cilat përballet ky komunitet.
“Krahas komunitetit rom është edhe komuniteti egjiptian, apo cdo pakicë tjetër në Shqipëri që nuk kanë mundësi të bëjnë kartat e identitetit. Jemi grumbulluar sot për ti bërë thirrje shtetit shqiptar që kjo shtresë e margjinalizuar të pajiset me karta identiteti falas, për të qënë pjesë e procesit demokratik të zgjedhjeve sepse vota është e shenjtë për të gjithë shqiptarët sikurse edhe për ne” theksoi Lile.
Vetë anëtarët e këtij komuniteti shprehen kundër tarifës prej 1200lekësh, për letërnjoftimin e ri elektronik. Ata thonë se me të ardhurat që kanë nuk e përballojnë dot këtë cmim.
Komuniteti egjiptian në Shqipëri numëron rreth 250 mijë anëtarë, shumica e të cilëve kanë të drejtën e votës. (e.n/news24/balkanweb)