E Shtunë, 31 Tetor 2026

JTI: Për një gazetari ekonomike të vlerave dhe dobisë*

Më lejoni së pari t‘ju falënderoj për praninë tuaj këtu sot. Është një nder dhe privilegj i veçantë të takohesh me gazetarët ekonomikë në çdo vend të botës. Asnjë më mirë sesa ju nuk e kupton se si drejtohet një vend dhe se si do të jetë e ardhmja e tij.

Unë përfaqësoj "Japan Tobacco International" - një kompani me të vërtetë shumëkombëshe dhe një lojtar global të pranishëm në 120 vende të botës.

Ne jemi nën pronësi japoneze dhe renditemi ndër tri kompanitë më të mëdha botërore të prodhimit të duhan-cigareve. Prej një viti ne kemi hapur zyrën tonë të përfaqësimit në Tiranë, e cila është përgjegjëse për Shqipërinë dhe Kosovën dhe më lejoni t‘Ju them me krenari se ne shohim me besim përpara për të forcuar pozitat tona si Nr.1 në këtë treg.

Nëse jeni duke pyetur veten se çfarë duam ne këtu, më lejoni t‘Ju sqaroj se cigaret e markave të JTI gjenerojnë në buxhetin e shtetit shqiptar më se 31 milionë euro në vit në akciza dhe taksa dhe për këtë arsye, ne jemi thellësisht të interesuar që ta shohim në rritje rolin tuaj në shërbim të transparencës dhe interesit publik.

Te ne- në JTI - lajmi për këtë nismë të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë u prit me gëzim, kur mësuam rreth çmimit me emrin e një prej pionierëve më të spikatur të raportingut ekonomik në Shqipëri, z. Vangjush Gambeta.

Ishte pikërisht ajo çfarë po kërkonim: një shans për t‘u bërë thirrje të gjitha palëve që të rrisin transparencën dhe t‘i përgjigjen më mirë interesit publik.

Ne kujdesemi ndaj publikut dhe kjo shkon përtej cilësisë së produkteve që furnizojmë në treg. Përfund edhe prania jonë këtu, përkrah kompanish të tjera ndërkombëtare - është një shërbim që ne i bëjmë publikut shqiptar, duke e promovuar këtë treg si të besueshëm dhe si një truall premtues për kompani të tjera të huaja që të vijnë dhe të ngrenë biznesin e tyre këtu.

JTI, si investitorë të tjerë të huaj- përfaqëson ndër dëshmitarët më të mirë që mund të dëshmojnë përballë botës angazhimin tuaj ndaj ekonomisë së tregut, që mund të dëshmojë përparimin e bërë në sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të këtij vendi.

Shqipëria është një treg i shkëlqyer për ne: ai vlerëson cilësinë e produkteve, por edhe besnikërinë tonë ndaj klientëve tanë. Ne konkurrojmë me një cilësi të pathyeshme dhe kjo shpjegon pse jemi No 1 në këtë treg. Perfeksioni është diçka, që nëse ruhet, me të vërtetë arrin të bëjë diferencën.

Por JTI ka qenë një kontribuues jetësor në shumë nisma sociale rreth e qark globit dhe këtu ne veçse kemi nisur ta dëshmojnë angazhimin tonë. Ju - gazetarët ekonomikë të Shqipërisë dhe Unioni që ju përfaqëson- jeni përfituesit e parë të një axhende punësh intensive që do të realizojmë brenda përgjegjësive tona sociale.

Dy botime të veçanta të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë do të mbështeten në botim me kontributin tonë. Kodi i Etikës dhe të Drejtat e Punës për Gazetarët janë dy botime themelore që promovojnë ndershmërinë në punë dhe transparencën në raportimin tuaj, duke forcuar vlerat demokratike në këtë vend. Sepse ne kujdesemi për ju dhe publikun, të cilit ju i shërbeni.

Ne po vlerësojmë tani një sërë qasjesh në kuadër të mbështetjes së arsimit të të rriturve. Ka gjithashtu projekte të tjera në proces dhe jam i bindur se ju do të jeni të parët që do të mësoni rreth tyre, sepse ne kujdesemi për publikun ashtu si ju kujdeseni për lexuesit tuaj.

Jam tërësisht i bindur se mbështetja jonë ka gjetur partnerët e duhur për ta shndërruar këtë përpjekje të përbashkët në sukses. Ju falënderoj edhe njëherë dhe përfitoj nga ky rast, që në emër të JTI t‘Ju uroj të gjithë shqiptarëve Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2010!.

*Fjala e z.Goran Pekez, përfaqësues i JTI në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Vangjush Gambeta" për gazetarinë ekonomike nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›