Aksidenton 60-vjecaren, pranga shoferit
ELBASAN - Nje aksident me pasoje plagosjen e nje 60- vjecareje ka ndodhur ne oret e vona te nje nate me pare ne qytetin e Elbasanit. Burime zyrtare te policise lokale kane bere te ditur gjate dites se djeshme se, makina e llojit "Audi" veture me trage EL 6589 B, me drejtues Olsi Bishirin ka aksidentuar 60- vjecaren me inicialet R. XH, e cila ne momentin e perplasjes ishte kembesore. Menjehere e lenduara eshte derguar per ne spitalin kirurgjik te Elbasanit, ku sipas bluzave te bardha ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Nderkohe qe mesohet se, 25-vjecari Olsi Bishiri eshte arrestuar dhe ndodhet ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Policise, pasi akuzohet per vepren penale "shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor". Ky i fundit pret te dale para togave te zeza, ku do te perballet me akuzen e ngritur nga Prokuroria.
F. S
F. S