E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryqin e kap 40-vjecari

Festa e Ujit te Bekuar eshte kremtuar dje edhe ne qytetin e Durresit. E kremtja e Pagezimit te Jezu Krishtit, per besimtaret ortodokse durrsake, eshte nje prej festave me te medha. Ceremonia ka nisur oret e para te mengjesit ne kishen e qytetit dhe me pas me ritin e hedhjes se kryqit ne det. Kater persona jane hedhur ne ujin e ftohte per te pritur Kryqin, nga hiresia At Nikolla. Kete vit, Kryqi i dites se Ujit te Bekuar eshte kapur nga 40-vjecari Nikoll Zeneli, nga qyteti i Durresit. Pas hedhjes se kryqit, te gjithe besimtaret e krishtere iu drejtuan serish kishes se qytetit, per te mbushur bidone me uje te bekuar, te cilin e marrin ne shtepi dhe e mbajne per gjithe vitin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›