E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenton kalimtaret largohet 25-vjecarja

Një 25-vjecare u arrestua nga policia pasi aksidentoi me makinën e saj dy kalimtarë. Në pranga përfundoi Bruna Nura, e cila pasi përplasi dy kalimtarë më Kamëz, u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të fundit në gjendje të rëndë për jetën ndodhen në spital shtetasit Sali Selita 65 vjec dhe Nikolin Marku 20 vjec.

Hetimet e para tregojnë se shkak për aksidentin është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›