E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Mandatet e Këshillit, jo pengesë për emërimin e Kryetarit

13-07-2011 / Gazeta 55

Basha pritet të marrë detyrën e re brenda 10 ditëve

Lulzim Basha zyrtarisht mund të marrë detyrën e tij të re si kryebashkiak i Tiranës, për më pak se 10 ditë. Mos miratimi i aktit për ndarjen e mandateve në KQZ dhe vonesa në konstituimin e këshillit, nuk e pengojnë Bashën të marrë detyrën e re.
Të këtij mendimi janë përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Zëdhënësi i këtij institucioni Leonard Olli tha se mos miratimi i mandateve të këshillit bashkiak, nuk pengon z. Basha të marrë detyrën, pasi ai është de jure kryetar i bashkisë së Tiranës.
“Përs a i takon ligjit të pushtetit vendor nuk ka asnjë lloj problemi. Mbetet për tu pritur koha ligjore pas shqyrtimit të kërkesave ankimore në Kolegj. Me pranimin e këtij akti të KQZ dhe Kolegjit, fillon puna për konstituimin e Këshillit nën drejtimin e Prefektit. Pas konstituimit bëhet betimi i kryetarit të bashkisë Lulzim Basha”, thotë Olli.
Sipas tij, Lulzim Basha është zyrtarisht në detyrë që prej vendimit të Kolegjit, i cili la në fuqi vendimin e KQZ-së.
“Nga pikëpamja ligjore kërkohet që pas vendimit të Kolegjit, z. Basha paraqitet të Gjykata e Tiranës, çka i jep atij zyrtarisht edhe nga pikëpamja de jure të drejtën e ushtrimit të detyrës”, tha më tej zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›