Durres gjendet ne det nje kufome e dekompozuar

Një kufomë i seksit mashkull, ende e paidentifikuar është gjetur në ujrat e Adriatikut. Trupi i pajetë është parë në det të hapur vetëm një milje larg bregut të detit në Bisht Pallë nga peshkatarë të zonës të cilët më pas kanë njoftuar në sallën operative të Policisë së Durrësit. Aktualisht Policia Kufitare në bashkëpunim me forcat e rendit ka mundur ta nxjerrë kufomën më pas në breg. Sipas policisë trupi i pajetë, është rreth moshës 40 vjeç, me një gjatësi trupore 1.7 0 cm, me flokë të zeza. Paraprakisht nga ana e policisë dyshohet që kufoma mund t’i përkasë marinarit të zhdukur në janar të këtij viti, edhe njërit prej tetë marinarëve të mbytur me 10 tetor të vitit 2011. Kjo është kufoma e tretë e gjetur në ujrat e Adriatikut brenda 2 muajve të fundit. Kufoma e dekompozuar do të dërgohet në institutin e ekspertizës mjeko-ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekzaminimeve të duhura