E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan mbytet ne kanalin ujites kater vjecari

Një katër vjeçar me banim në fshatin Gurë i Bardhë në zonën e Belshit në Elbasan ka humbur jetën ndërsa ishte duke luajtur me bashkëmoshatarët e tjerë. Xhuljan Haskja u gjend i mbytur nga familjarët në një kanal ujitës që ndodhet pranë banesës së tyre. Me gjithë ndihmën e dhënë nga familjarët për të miturin nuk ka patur asnjë mundësi shpëtimi. Sipas mjekëve ai kishte ndërruar jetë që kur ka rënë brenda në këtë kanal. Rasti i katër vjeçarit nga Rrasa e Belshit mund te konsiderohet si viktimë e motit të keq pasi sipas fqinjve ky kanal ndodhet gjithnjë i boshatisur, por reshjet e dendura të ditës së sotme  kanë bërë që ai të mbledh shumë ujë e të bëhet shkak për mbytjen e vogëlushit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›