E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion antidrogë në Itali dhe Shqipëri. 36 persona në pranga

Policia italiane perfundoi mëngjesin e sotëm një operacion antidrogë i cili u finalizua me arrestimin e 36 personave dhe sekuestrimin e dhjetë kileve heroinë. Lajmi bëhet i ditur nga media italiane e cila thekson së aksioni u drejtua nga drejtoria e Anfimafias në Leçe. Sipas policisë, 36 mandat arreste janë ekzekutuar për llogari të hetimit ndërsa arrestimet janë kryer në Itali, Shqipëri, Greqi dhe Belgjikë.

Organizimi i trafikantëve, sipas policisë ishte e përbërë kryesisht të shtetasve shqiptarë, të vendosur në Itali. Gjatë hetimeve janë sekuestruar 1 tonelatë, e 300 kilogramë marijuanë, 10 kg heroinë, ndërsa trafikantët kanë importuar të paktën një ton e gjysmë marihuanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›