Futboll-Cana, sheh Arsenalin si të ardhmen e tij
TIRANë -Loja tipike angleze e mesfushorit të kombëtares shqiptare Lorik Cana, e bëri të famshëm në kampionatin francez. Këtë sezon, Lorik Cana, pati fatin të shpërthente të Sunderland në kampionatin anglez dhe të fitonte reputacionin e një futbollisti luftarak e të denjë për skuadrat më të mëdha të planetit. Arsenali është duke menduar për të dhe këtë e zbulon vetë kapiteni shqiptar.
Transferimi me dëshirë i Lorikut te Sunderland ishte një hap i studiuar mirë e me një strategji të qartë. Një skuadër e formatit të Sunderland do t’i shërbente mesfushorit shqiptar të nxirrte në pah rolin e tij thelbësor brenda ekipit, por edhe eksplorimit në terren të futbollit të shpejtë e tepër cilësor britanil. Pas katër vitesh të kaluara tek Marseja – në dy vitet e fundit edhe si kapiten i klubit francez – ndërkombëtari Cana kishte nevojë për një sfidë të re.
Drejtimi ishte Anglia dhe “Macet e zeza”, ku mesfushori shkatërrues do të pronësonte dhe shirtin e kapitenit, për herë të dytë në tri skuadrat e karrierës së tij. I përgjegjshëm për detyrën e kapitenit, Cana u përshtat shumë shpejt me lojën e sfidën në Premier League.
Vetëm disa javë pas mbërritjes së tij në ishull, media angleze shkruajti për një intersim të dukshëm të Arsenalit ndaj ish-kapitenit të Marsejës. Madje edhe vetë klubi francez, Olimpik i Lionit, u tërhoq fuqishëm nga emri i Canës. I pyetur nga “Sunderland Echo”, Lorik Cana, atëherë zbuloi se ai mund të ishte shumë kohë më parë pjesë e Arsenalit qysh kur ishte 16 vjeç.
“U ftova nga Arsenali për një prove kur isha 16 vjeç. Nuk munda të shkoja pasi kisha probleme me vizën. Kur ti je refugjat në një vend, ti nuk mund të largohesh prej tij. Fati ishte diku tjetër. I imi ishte të luaja në Francë, isha i lumtur ta bëja këtë”, - citohet Cana nga faqja franceze Footmercato.net.
Arsenali, kundërshtari i Lorikut në ndeshjen e nesërme në Premier ligën angleze, ndoshta mund t’i japë rastin Canës për ta bërë pjesë të tij gjatë merkatos së verës së ardhshme.
Lorik Cana beson se Sandërlend ka shumë cilësi për të përballuar një skuadër të madhe si Arsenal dhe t’i japin fund serisë jo të mirë në ndeshjet e fundit. Sandërlend pas një starti të shkëlqyer në fillimin e sezonit ka 12 ndeshje pa fituar, çka i ka ulur ata në renditje.
Aspirata për të qenë pjesëmarrës në kualifikueset e kompeticioneve europiane duket se ka dështuar, ndërkohë që klubit tani i duhet të përballojë një tjetër objektiv, kur ndodhet vetëm tri pikë larg zonës së rënies.
Situata është alarmante dhe rënia duhet shmangur urgjentisht, por kapiteni Lorik Cana këmbëngul se deri tani nuk ka vend për panik.
“Kur ju nuk fitoni për disa muaj rresht, atëherë është e qartë se ju do të përfshiheni në betejën për mbijetesë”, - tha Cana për “Sunderland Echo”.
- Shifrat e Lorik Canës
Paris SG: 81 ndeshje, 2 gola
O. Marsejë: 175 ndeshje, 8 gola
Sunderland: 27 ndeshje, 0 gola
Transferimet
2005: PSG-Marsejë, 4 milionë euro
2009: Marsejë-Sunderland, 6 milionë euro
(d.b/Ata/BalkanWeb)