E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bebja shqiptare, grekja pranon se e grabiti nga materniteti

Gruaja greke që dyshohet se grabiti dje nga materniteti foshnjën e sapolindur të një cifti shqiptar tregoi për policinë se do pretendonte tek i dashuri se bebja ishte e sapolindura e tyre.
Agjencia e lajmeve greke “Kathimerini” bëri të ditur sot se 38 vjecarja që rrëmbeu dje beben nga materniteti “Elena” do ta konsideronte foshnjën si të sajën. Gruaja u arrestua rreth 7 orë pas rrëmbimit të bebes në Aegale, lagje periferike në perëndim të Athinës.
Gruaja do ja prezantonte të dashurit fëmijën sikur ishte bebja e tyre e sapolindur. Policia greke bëri të ditur se gruaja u ka treguar se ka dy fëmijë por para pak kohësh ishte shtatzënë dhe do lindte beben e tretë. Port re muaj më parë ajo humbi beben, por nuk rrëfeu gjë tek të afërmit. Nga të njëjtat burime mësohet se gruaja ka mbajtur veshur rrobat e shtatzanisë për të fshehur humbjen e bebes tek i dashuri. Ka qënë dita e djeshme kur ajo pa zbardhur mirë dita e enjte ka rrëmbyer nga ciftit shqiptar beben vajzë të sapolindur.
Stafi mjekesor dhe kamerat e siogurisë treguan se nje grua rreth te 38-ave, ishte verdallosur jashte spitalit gjate nates se te merkures dhe ishte perpjekur te shtrohej ne spital, por pa sukses.
Policia madje ka marrë informacionet e para nga një fqinj i gruas, që lajmëroi se ajo ka hyrë me shpejtësi në banesë duke mbajtur një foshnje.

Problemet që kanë nisur tani janë sesi stafi mjekësor është treguar kaq neglizhent dhe lejon të rrëmbehen dhe dalin bebet jashtë godinës pas asnjë autorizim konkret.

Grabitja
Bebja e sapolindur se çiftit shqiptar Agron dhe Brunilda Shquti nga Lezha me banim ne Athine u rrembye dje herët në mëngjes nga materniteti "Elena" në Athinë. Ngjarja ndodhi rreth ores 04:00 në zbardhje te dites se enjte. Ne momentin e rrembimit foshnja ka qene ne dhomen e nenes ne nje krevat te vogel vendosur prane shtratit te prindit.
“Nëna flinte gjumë në momentin që ndodhi rrëmbimi në dhomën e saj. Nëna pohon se i ka dëgjuar hapat e rrëmbyesit dhe në atë moment është zgjuar dhe ka parë që pranë krevatit të saj mungonte bebja. Nena ka vene alarmin duke bertitur, por grabitesi eshte larguar shpejt”, tregon Minarolli.
Nga të njëjtat burime u mesua se forca të shumta policise se shtetit te Greqise nisen nje aksion te gjere kerkimor qe u perqendrua fillimisht brenda ambienteve te spitalit. Mediat greke raportuan lajmin se ne pyetje eshte marre mjekesor i maternitetit "Elena" dhe te afermit e foshnjes. Pas disa oresh nga grabitja femija u gjet ne banesen e nje gruaje, punonjese e maternitetit. Bebja iu kthye me një patrullë policie nënës shqiptare, Brunilda Shquti e cila sapo e ka marrë foshnjen e ka vënë menjëherë në gji
Reagon MInistria e Shendetesise greke
Ngjarja në maternitetin "Elena" tronditi dje madje dhe Ministren e Shëndetësisë së Greqisë, zonjën Mariliza Xenoyiannakoupoulou, e cila urdhëroi administratën e saj të vihej në lëvizje. Policia tani është përqëndruar në rrethanat sesi ka ndodhur rrëmbimi. "Kjo është një ngjarje tepër e rëndë dhe do të hetohet thellësisht për të”, tha ministrja Xenoyiannakopoulou. Sipas saj do të vihen para drejtësisë përgjegjësit e kësaj ngjarje të shëmtuar. “Gjithashtu do të marrim masat që nevojiten që ngjarje të tilla të kësaj natyre të mos përsëriten më”, shtoi Minsitrja e Sëhndetësisë.

Dhoma në të cilën ndodhi ngjarja ndahet ka gjithsej nga 3 shtretër. Në momentin e rrëmbimit te foshnjes shqiptare se bashku me gruan lezhjane në dhomë ndodheshin dhe dy nëna të tjera që sapo kishin lindur bebet e tyre. Materniteti “Elena” është si të gjtihë maternitete e tjerë publik në Greqi që lejon nënta të mbajnë në dhomën e tyre bebet që këto ti ushqejnë vetë fëmijët e tyre me qumësht.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›