Aksion antidrogë, plagoset transportuesi
Është shoqëruar me incident aksioni për bllokimin e 600 kilogramë marihuanë në aksin Tepelenë-Ballsh.
TEPELENE / PIRO NASE
Në momentin kur do të zbulohej sasia e drogës, shoferi i maunes ka tentuar të qëllojë me armë zjarri dhe t'u shpëtojë uniformave blu, por ka përfunduar i plagosur më pas prej tyre.
Gjithë sasia e lëndës narkotike është gjetur dhe më pas sekuestruar mesnatën e së dielës, nga një operacion blic i policisë së Tepelenës. Sipas policisë dyshohet se, lënda narkotike ishte marrë në Delvinë dhe se destinacioni i saj ishte qyteti i Fierit. Ndalimi është kryer në afërsi të klubit "Ali Pasha", 2 km në veri të aksit nacional Tepelenë-Mallakastër në dalje të qytetit të Memaliajit. Një informacion i siguruar nga informatorët në terren, të infiltruar në rrjetet e trafikantëve, ka vënë në lëvizje uniformat blu të Tepelenës, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e lartpërmendur. Sipas këtij informacioni, një maune e tipit "Renault" me targa të VL 1446 C dhe targa të rimorkios KO 5427 B, dyshohej se transportonte lëndë narkotike. Postblloku policor i ngritur enkas, ka shërbyer për të ndaluar rrugëtimin drejt Fierit të kamionit me ngarkesë narkotike. Drejtuesit të automjetit të rëndë Besnik Bronkeri, 35 vjeç, nga Vlora i është kërkuar nga policët të zbërthente mushamanë e karrocerisë me qëllim që të kontrollonte mallin që ndodhej në të. Në fillim shoferi ka thënë se maunia ishte mbushur me pako bebelinash për fëmijë, të cilat ishin të stampuara me kontrollin doganor. Por insistimi i policëve ka qenë i prerë, aq sa ka shkaktuar një reagim të befasishëm nga ana e shoferit. Bronkeri sapo ka lënë sediljen e shoferit është turrur tek një prej punonjësve të policisë, në përpjekje për t'i rrëmbyer pistoletën. Pasi ka dështuar në këtë tentativë, 35-vjeçari ka vrapuar për të humbur në errësirë. Për ta ndaluar, njëri prej policëve ka qëlluar disa herë në ajër, por shoferi vazhdonte të vraponte në drejtim të paditur. Në këto kushte, njëri prej punonjësve të policisë ka qëlluar në drejtim të tij, duke e plagosur në këmbën e majtë mbi gju. Shoferi, transportues i lëndës narkotike, është përcjellë me shpejtësi në spitalin e Gjirokastrës, por duke parë se plaga ishte mjaft e rëndë, ai është dërguar drejt kryeqytetit nën masa të larta sigurie për një ndërhyrje më të specializuar. Plumbi i dalë nga pistoleta e punonjësit të policisë, ka çarë kockën mbi gjurin e këmbës së majtë dhe kërkonte një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar. Pas mbërritjes në vendngjarje të grupit hetimor dhe specialistëve të sektorit të Krimeve të Organizuara në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, ka rezultuar se në karrocerinë e këtij kamioni kishte 24 çanta të mëdha sportive ngjyrë të zezë, të mbushura me pakot me marihuanë. Policia e Tepelenës ka kryer sekuestron e automjetit dhe të gjithë lëndës narkotike, ndërsa ka vendosur arrestin në flagrancë për shoferin, njëkohësisht posedues dhe transportues i mallit narkotik Besnik Bronkeri, i cili do t'i duhet të përballet me veprën penale të "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".
Aksionet në Gjirokastër
3 prill Një shtetasi grek i bllokohen në pikën doganore të Kakavijës 3.6 kg kanabis. Destinacioni i drogës ishte Greqia
7 prill Policia i bllokon 13 kg drogë, heroinë dhe marihuanë një tjetër shtetasi grek, në doganën e Kakavijës
30 prill Bllokohen rreth 161 kg marihuanë në një kamionçinë në aksin Subash-Tepelenë, e cila u braktis pas ndjekjes së policisë
6 maj Rreth 15 kg heroinë i është bllokuar një shoferi nga Korça në stacionin kufitar të "Tri Urave" në Përmet