E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani, marrëveshje për të dhënat statistikore

"Nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar pa statistika të zhvilluara", kështu është shprehur dje kreu i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë nënshkrimit të memorandumin të bashkëpunimit me drejtoreshën e INSTAT-it, Ines Nurja.

Sipas Fullanit, nënshkrimi i këtij memorandumi do të sjellë krijimin e një infrastrukture më solide në bashkëpunimin midis të dy institucioneve nëpërmjet rritjes së standardeve dhe shpërndarjes në kohë dhe me efektivitet të të dhënave. Nëpërmjet zbatimit të këtij memorandumi, Banka e Shqipërisë do të rrisë numrin e produkteve statistikore që merren nga INSTAT-i në kuadrin e vlerësimeve të fazës së re të zhvillimit ekonomik, në të cilën po hyn vendi. Në të njëjtën kohë, zbatimi i këtij memorandumi do t'i mundësojë INSTAT-it pasurimin e mëtejshëm të spektrit të të dhënave statistikore me të dhëna nga sektori financiar dhe sektori i jashtëm, të cilat prodhohen nga Banka e Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›