Shkëndija i vë flakën Teqesë së Zallit
GJIROKASTER - Një shkëndijë elektrike në qarkun përcjellës ka shkaktuar zjarr në Teqenë e Zallit në lagjen "Zinxhira", në qytetin e Gjirokastrës.
Ka qenë ora 02:00 e së hënës, kur nga banorët janë parë flakët e para në objektin e kultit të sektit bektashian. Pasi janë lajmëruar zjarrfikëset kanë mbërritur shumë shpejt në vendngjarje, pasi stacioni i tyre ndodhet 500 metra larg objektit të kultit. Me mbërritjen e tyre flakët kanë ulur intensitetin e tyre, por nuk është mundur që ato të shuheshin plotësisht. Policia e Gjirokastrës ka kërkuar ndihmën e fqinjëve nga Tepelena dhe Saranda për të shpëtuar Teqenë e Zallit. Pas disa orësh përpjekje është arritur të lokalizohen flakët, të cilat kanë pushtuar të gjithë pjesën ballore të godinës, duke rrezikuar potencialisht edhe ato anësore. Zjarri ka shkrumbuar rreth 30% të godinës trekatëshe të Teqesë së Zallit, çka për drejtuesit e saj është një dëm mjaft i konsiderueshëm. Pas mbërritjes së grupit hetimor në vendngjarje është konstatuar se, shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike në qarkun përcjellës të energjisë. Ndërkohë që po merren në konsideratë edhe pista të tjera si ajo e vënies me dashje. "Rezultati përfundimtar i hetimit do të dalë pas pak ditësh", janë shprehur për "Panorama", ekspertët e kriminalistikës. p.n