Gjuhët e Huaja, 90 për qind e studentëve mbetës në tre lëndë
Studentë të dobët, 90 % e tyre mbetës në më shumë se 3 lëndë. Kjo që në vitin e parë të universitetit.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja konsiderohet vetëm një zgjedhje për të mos mbetur pa shkollë të lartë. Nuk përbën aspak problem nëse rezultatet janë sa për të kaluar radhën. Për shkak të mungesës më minimale të njohurive për gjuhën e huaj ku studiojnë, pedagogët detyrohen që në disa lëndë të vitit të parë ta zhvillojnë mësimin në shqip. Kjo ndonëse rregullorja e këtij fakulteti përcakton që leksionet të mbahen në gjuhë të huaj. Vetë studentët pohojnë se, kanë mangësi në njohjen e gjuhës dhe po t'u jepej një shans më i mirë, do të hiqnin dorë prej kësaj dege. Shkak për nivelin e ulët janë bërë edhe kriteret aspak të forta për t'u pranuar. Sipas të dhënave nga drejtuesit e fakultetit, tek Gjuhët e Huaja 90 % e studentëve kanë mbetur në 3 lëndë në vitin e parë. Edhe këtë semestër që u mbyll rezultatet nuk kanë pasur ndonjë përmirësim të ndjeshëm. Më të dobëtit janë studentët që ndjekin degën e turqishtes. Mbetës janë 97 % e tyre. Në degën e italishtes mbetës janë 87 % e studenteve, ndërsa në gjermanisht e rusisht 94 % e tyre. Për gjuhën angleze niveli është akoma më i ulët, pasi mbi 40 % e studentëve dinë të shqiptojnë vetëm disa fjalë. Për të ndryshuar këto statistika tronditëse Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, ka propozuar ndryshimin e skemës së pranimit të të rinjve në këtë fakultet për vitin e ardhshëm akademik. Sipas propozimit, studentët, pasi të shpallen fitues, t'i nënshtrohen një provimi tjetër për dijet në çdo gjuhë të huaj, që mësohet në fakultetet. Kjo skemë synon përzgjedhjen e studentëve që kanë njohuri të nivelit B për gjuhët e huaja, sipas kuadrit evropian të referencës. Por e paqartë mbetet pjesa e rezultateve. Nuk dihet sesi do të procedohet me studentët, të cilët fitojnë Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe nga testi i dytë dalin shumë dobët. Do të jetë Ministria e Arsimit ajo që do t'i japë zgjidhje këtij ngërçi. Kjo mundësohet nga udhëzimet në fuqi, sipas të cilave, në degë të veçanta, ku dijet janë shumë specifike dhe nuk kanë të bëjnë me ato të zakonshmet, mund të miratohen një sërë kriteresh shtesë, në mënyrë që të përmbushet siç duhet misioni i institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë. Nga MASH nuk ka pasur ndonjë deklaratë nëse skema e re apo ndonjë tjetër skemë do të aplikohet që vitin e ardhshëm akademik. Por sipas ligjit "Për arsimin e lartë" propozimet nga fakultetet duhet të bëhen një vit më parë. Për aq kohë sa të gjendet një zgjidhje, maturantë të dobët do të vijojnë të dynden në dyert e Gjuhëve të Huaja.