E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion i policisë bashkiake, do prishen 36 ndërtime pa leje

Vlorë

Policia bashkiake e Vlorës ka filluar dje një aksion për prishjen e disa ndërtimeve pa leje, që ngrihen në disa zona të qytetit bregdetar. Janë 36 ndërtime, kryesisht garazhe dhe godina që janë ngritur gjatë viteve të fundit në zonën e dy lagjeve të Vlorës, më konkretisht asaj “24 Maji”, që ndryshe njihet si lagjja “çole” dhe ajo “1 Maji”. Aksioni i policisë bashkiake do të vazhdojë për disa ditë. Mësohet se gjatë ndërhyrjes së ditës së djeshme nuk ka qenë e nevojshme prania e uniformave blu të Vlorës, pasi vetë pronarët e këtyre ndërtimeve pa leje kanë qenë të ndërgjegjshëm që ato ndërtime janë të paligjshme dhe nuk kanë shfaqur rezistencë. Ndërkaq, mësohet se në vendin ku sot ngrihen këto godina të paligjshme do të ndërtohen lulishte dhe rrugë. Këto të fundit janë pjesë e studimit të ri urbanistik që do të zbatohet në qytetin bregdetar nga ana e Bashkisë së Vlorës.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›