E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdesin nga ushqimi nënë e bijë

Nënë e bijë janë gjetur të pajeta ditën e djeshme në një fshat të
Tiranës. Sipas policisë, viktimat janë një e moshuar dhe vajza e saj që janë gjetur të vdekura nga fqinja në tavolinën e bukës. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë, të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Vdekja e dy grave erdhi një ditë pasi në Durrës në ambientet e spitalit u ekzekutua një mjek. Burime nga uniformat blu thanë se, nënë e bijë, 78 dhe ///////////// vjeçe janë gjetur pajetë në banesën e tyre në fshatin në Shën Mëri, në Komunën e Shën Gjergjit për shkak të helmimit prej ushqimit. Nga hetimet e para u dyshua fillimisht se vdekja e tyre mund të ketë ardhur nga vetëhelmimi. Por më pas u vërtetua se dy gratë nuk ishin vetësakrifikuar, por janë helmuar prej ushqimit që ishin duke konsumuar. Sipas policisë, kanë qenë fqinjët të parët që kanë hyrë në shtëpi dhe kanë konstatuar se dy gratë, nënë e bijë kanë qenë pa shenja jete. Nga të dhënat e policisë mësohet se viktimat janë Xhile Sila dhe Burbuqe Pepa. Informacionet nga vendngjarja saktësojnë se nënë e bijë jetonin bashkë prej disa kohësh. Sipas të dhënave më të fundit të policisë për ngjarjen bëhet fjalë për një helmim të shkaktuar nga ushqimi. Ekspertët kanë zbuluar gjurmë të vjellash, çka nënkupton se viktimat kanë ndier shqetësime menjëherë pas konsumimit të ushqimeve gjatë darkës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, pasi është njoftuar nga fqinjët e familjes, të cilët i kanë gjetur trupat fqinjëve të pajetë. Këta të fundit kanë nisur hetimet intensive, ndërkohë që kanë marrë dhe dëshmitë e familjarëve të dy viktimave dhe të fqinjëve, dëshmitarë okularë të gjetjes së trupave të dy femrave të vdekura. Këta të fundit mësohet se kanë deklaruar, se i kishin gjetur dy trupat e pajetë në mëngjesin e djeshëm. Shqetësimi se përse dy gratë nuk kishin dalë nga shtëpia në mëngjes, si çdo ditë dhe pasi kishte kaluar ora më shumë se 8 i ka detyruar të bëjnë një "kontroll" në banesë. Por kur kanë mbërritur aty janë tronditur nga skena mortore. Dy gratë, njëra e moshuar e tjetra 40 vjeçe, ishin të shtrira për tokë, të pajeta. Me të parë këtë ngjarje, fqinjët kanë dalë nga banesa dhe kanë lajmëruar njerëzit e tjerë të lagjes. Ndërkohë që janë njoftuar dhe familjarët e dy viktimave që nuk ndodheshin në shtëpi. Gjithashtu, në telefon është marrë dhe policia e cila ka mbërritur në vendngjarje në një kohë rekord. Pas ekspertizave të para nga ekspertët mjekoligjorë të cilët kanë marrë kampionë nga trupat e pajetë të dy grave, mbrëmë vonë është vërtetuar se dy gratë, kanë vdekur nga helmimi që u ka ardhur prej ushqimit. Vetëm përpara një muaji në Lushnjë u gjetën të helmuar në banesë një çift i
moshuar bashkëshortësh, Ramadan dhe Deje Hida, 69 dhe 65 vjeç, pasi deshën të çelnin "syfyrin" me rastin e Ramazanit. Edhe pse u trajtuan menjëherë nga ana e bluzave të bardha në repartin e reanimacionit e moshuara Deje Hida ndërroi jetë pak minuta pas mbërritjes në spital, ndërsa bashkëshorti i saj mundi të mbijetonte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›