Konflikti për pronën, një 55-vjeçare godet kunatën me dru
Një sherr mes kunatash pas një konflikti pronësie ka lënë të plagosur një grua 52-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të së premtes, në fshatin Kallamas, të rrethit të Korçës, kur protagoniste të një sherri janë bërë një 55-vjeçare, e cila e ndihmuar edhe nga vajza e saj, ka plagosur rëndë kunatën në rrugën ndarëse mes dy shtëpive të tyre dhe më pas ka marrë vajzën e është larguar drejt shtetit maqedonas. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se nënë e bijë kanë penguar 52-vjeçaren Kristina Vojo, për të përdorur si dalje nga banesa rrugën ngjitur me shtëpinë.
Ju.Dh.
Ju.Dh.