Grinden në lokal, plagoset me armë një 40-vjeçar
Një grindje banale, për pak i ka marr jetën një 40-vjeçari shkodran. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 min të së shtunës, në një lokal nate në vendin e quajtur "Ura Dervishbeg" në qendër të qytetit të Shkodrës. Artan Lami, 40 vjeç ka qenë duke pirë së bashku me një shokun e tij kur ka nisur të grindet me 32-vjeçarin Luan Kalo, edhe ky klient në të njëjtin lokal. Pas grindjeve me fjalë, burrat kanë dalë jashtë për të rinisur sherrin. Në këtë moment, 32-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tri herë mbi 40-vjeçarin Lami. Ky i fundit është dërguar me urgjencë për në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është prangosur nga policia vetëm pak orë pas ngjarjes.
Ar.Ho.
Ar.Ho.