Aksionet, 1.3 milione ne tregun e zi
Gjate vitit 2008 jane tregtuar ne tregun e "zi" rreth 1 milione e 300 mije aksione, cka do te thote se, tregu i kapitaleve ne Shqiperi funksionin edhe pse jo ne menyre ligjore, pasi Shqiperia e ka te pazhvilluar bursen, ne te cilen duhet te blihen dhe shiten keto aksione. Sipas te dhenave te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare edhe gjate vitit 2008 tregu i aksioneve mbetet i pazhvilluar. "'Pavaresisht perpjekjeve te vazhdueshme te Burses se Tiranes per te afruar biznesin vendas , faktore te tille, si menyra e funksionimit te biznesit, trashegimia kulturore, kriza financiare etj. kane ndikuar ne mos zhvillimin tregut te kapitaleve", sqaron AMF ne analizen e saj per zhvillimin e burses. Nga ana tjeter interesimi i subjekteve te huaja per zhvillimin burses kane qene optimizem, njofton AMF-ja. Keshtu ne mungese te nje tregu formal aksionet vazhdojne te tregtohen ne menyre te paorganizuar qe konsiston ne transaksionet e ekzekutuara mes aksionereve te shoqerive te privatizuara. Cdo shitje dhe blerje e aksioneve regjistrohet ne Qendren e Regjistrimit te Aksioneve (QRA). Kjo e fundit eshte nje shoqeri aksioneve qe zoterohet 85% nga shteti dhe eshte e licencuar si regjister aksionesh. Ne fund te vitit 2008 QRA numeron 47 shoqeri aksionere te regjistruara , 12 prej te cilave jane institucione financiare, 3 banka, 8 kompani sigurimesh dhe 1 regjistrar letrash me vlere. Gjate vitit 2008, QRA ka reflektuar ne regjistrat e aksioneve te shoqerive aksionere 494 transaksione, krahasuar me 262 transaksione te regjistruara gjate 2007. Bursa eshte nje vend ku shoqeri aksionare, ndermarrje dhe firma te ndryshme private drejtohen per te ngritur fondin e investimeve dhe siguruar kapitalet e tyre Nga ana tjeter po behen gati shtate vite qe Bursa e Tiranes eshte legalizuar si treg i shitjes se letrave me vlere, aksioneve dhe obligacioneve dhe deri tani nuk eshte ekzekutuar asnje transaksion. Qe nga krijimi zyrtar i Burses se Tiranes eshte privatizuar Banka e Kursimeve, Albtelekom, ARMO, OSSH etj nderkohe qe qeveria nuk parashikoi shitjen e asnje aksioni nepermjet burses. Po keshtu jane privatizuar aksionet e minorances ne pronesi te shtetit ne ndermarrjet te tilla si Birra Tirana, fabrika e Qumeshtit "Ajka" dhe shume ndermarrje te tjera dhe ne asnje rast nuk eshte programuar bursa si institucioni per shitjen e tyre.
Bursa, Shqiperia e fundit ne Rajon
Ashtu si ne cdo sektor, vendet e rajonit jane shume me para edhe ne drejtim te tregut te aksioneve. Maqedonia fqinje ka burse dhe realizon nje volum te konsiderueshem shitjesh, me plot 60 kompani te listuara. Treg aktiv kapitalesh ka edhe Serbia dhe Mali dhe Zi. Ne vendet me te zhvilluar bursat jane krijuar qe ne shekullin e XVIII , ndersa Shqiperia vazhdon te jete nje histori krejt tjeter, i vetmi vend ne Evrope pa nje burse aktive. Ne fakt bursa si institucion dhe e plotesuar nga ana ligjore ekziston, por nuk i ushtron funksionet e veta. Bursa e Tiranes (TSE) eshte e para burse e krijuar ne Shqiperi. Ajo eshte krijuar fillimisht si departament i Bankes se Shqiperise, me qellimin per ta shkeputur ate pas nje periudhe tranzitore disavjecare. Brenda Bankes se Shqiperise ajo u organizua si treg i drejtuar nga porosia, dhe aktiviteti i saj baze konsistoi ne tregtimin sekondar te bonove te thesarit dhe te obligacioneve qeveritare. Bursa e Tiranes u shkeput perfundimisht nga Banka e Shqiperise ne 1 korrik 2002, per te vijuar me organizimin dhe funksionimin e saj si shoqeri aksionere. Aktualisht Bursa e Tiranes eshte ne pritje te zbatimit te nje strategjie te Qeverise Shqiptare e cila synon integrimin e saj ne nje burse Rajonale ne kuader te zgjerimit te BE dhe anetaresimit e vendeve te Ballkanit ku ben pjese edhe Shqiperia.