Kryesocialisti Rama mohon mundesine e takimit me kryetarin e LSI, Meta
Kryetari i PS-se, Edi Rama shprehet me se i vendosur se problemet brenda se majtes nuk mund te zgjidhen nga takimet mes dy krereve politike. Ne nje reagim per medien mbi nje takim te mundshem te tij me kreun e LSI, Ilir Meta, Rama theksoi se takime te tilla nuk mund te marrin ne duar fatin e njerezve. "Te mbetemi te nevoja e madhe e njerezve per te marre ne duar fatin e tyre, qe nuk mund te jete monopol i nje grushti politikanesh dhe mbi te gjitha me lejoni ta mbyll duke ju referuar nje bashkeqytetari qe ne nje qark te Shqiperise, tha: "per sa kohe ne do te presim qe problemet tona t'i zgjidhin 5 gjela ne Tirane, pulat tona nuk do te bejne asnje veze", ironizoi kryetari i PS-se. Rama tha se PS eshte ne procesin e nje transformimi rrenjesor te brendshem dhe njekohesisht ne procesin e nje transformimi rrenjesor te vet politikes shqiptare. Sipas tij, nuk ka te majte te ndare, por ka nje fuqi te madhe dhe nje vullnet te madh per ndryshim nga ana e PS ne funksion te nje procesi te ri politik ne Shqiperi. Rama theksoi se llogarite dhe skemat e vjetra qe bazohen vetem te nje aritmetike dhe te logjika e pazarit paraprak, nuk i duhen Shqiperise. "Per shqiptaret eshte e pavlefshme ne kete stad te vendit dhe botes, ku Shqiperia duhet te marre ne duar fatin e saj permes nje politike te re, ku ne duhet te kuptojme se nuk jane zgjedhje mes PD dhe PS, te majtes e te djathtes, por mes te tashmes dhe se shkuares", u shpreh ai. R.R