FSHF: Basha mbeti jashtë prej pasaportës
Migjen Basha nuk është grumbulluar për miqësoren e 11 gushtit, për shkak se Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ende s’ka dekretuar pasaportën shqiptare që pret të marrë lojtari. Kjo konfirmohet për gazetën nga burime të sigurta në institucionin e futbollit shqiptar. Në fakt, FSHF ka nisur procedurat për pajisjen me pasaportë të kosovarit që prej disa ditësh, por ndoshta nga pushimi në këtë periudhë i kreut të shtetit, miratimi për dekretim nuk ka dalë ende. Gjithsesi, kjo quhet punë e kryer, por mësohet se trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, donte ta shikonte Bashën në miqësoren e radhës.