E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, sfidë serbëve në Beograd



Sfida e parë në Stamboll ka përfunduar 2-2, kështu që pritet që në Serbi përballja të jetë tepër e fortë. Një takim i veçantë do të jetë padyshim për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, i cili pasi kaloi dëmtimin, është i gatshëm për trajnerin Frenk Raikard. Nuk dihet nëse ky i fundit do të hedhë Canën në fushë që nga fillimi. Në ndeshjen e parë mesfushori u aktivizua gjatë pjesës së dytë. Duke pasur parsysh të kaluarën midis Kosovës dhe Serbisë, pa dyshim, Cana do të ketë një motiv më shumë për të luftuar kundër OFK Beogradit. Lojtari nuk dëshiron ta cilësojë si ndeshjen e jetës, por gjithsesi kërkon një fitore, si hakmarrje për atë që kanë bërë serbët mbi atdheun e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›