Hyka, drejt Sëlltikut në Skoci
Jahmir Hyka mund të veshë fanellën e Sëlltikut të Gllazgout. Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i FIFA-s, Rudi Vata, i cili është duke negociuar me drejtuesit e këtij klubi për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.
“Po, i kam sugjeruar Sëlltikut, Hykën me idenë se ai mund të arrijë të gjejë vetveten në një klub të tillë. Natyrisht që edhe Jahmiri e dëshiron një gjë të tillë dhe për momentin jam në tratativa dhe po pres nga dita në ditë që të më marrin në telefon për t’u ulur në tavolinë lidhur me detajet e kontratës”, ka pohuar Vata. Ky i fundit ka luajtur për dy sezone te kjo skuadër në kulmin e karrierës së tij, në vitet 1994-1996 dhe ka ruajtur ende një miqësi me drejtuesit e këtij klubi.
Drejtuesit e Sëlltikut, pasi kanë marrë propozimin e menaxherit shqiptar, kanë kërkuar menjëherë videokasetat për t’u njohur më mirë me mënyrën e lojës së Hykës. Në pamje të parë drejtuesit e gjigandit skocez janë ndjerë të kënaqur aq sa e kanë krahasuar atë me një ish-lojtar të Sëlltikut të viteve ‘60-’70, Piter Xhenings, i cili luante pikërisht në rolin e mesfushorit të djathtë dhe kishte pak a shumë të njëjtat tipare sikundër Hyka sot. Pasi kanë parë pamjet filmike, skocezët kanë kontrolluar edhe në skedat statistikore të futbollistit. Pikërisht këtu ka ardhur edhe surpriza e radhës. Drejtuesit e Sëlltikut janë habitur me faktin se lojtari shqiptar kishte luajtur aq pak te skuadra e Mancit. Ndaj se janë tërhequr disi nga tratativa duke hedhur dyshime mbi Hykën. Vetëm pas sqarimeve të marra nga Vata, drejtuesit e Sëlltikut kanë përvijuar me tratativat.
Për Jahmir Hykën ka pasur kontakte edhe me disa klube në Championshipin anglez (Kategoria e Parë), por pa u konkretizuar ende asgjë kjo për faktin se lojtari është në pritje të një përgjigje nga ana e Sëlltikut. Kampionati anglez do të ishte një alternativë mjaft e mirë, por sigurisht që nuk krahasohet me gjigandët e Sëlltikut të Gllazgout. Duke parë fizionominë e lojës së klubeve skoceze dhe mënyrën sesi luan Hyka, lojtari do të mund të gjente vijimësinë që i ka munguar gjatë këtyre viteve. Para se të shkonte te Mainci, Hyka ka pasur shumë oferta ku ndër më të mirat ka qenë ajo e Dinamos së Zagrebit në kampionatin kroat, por ai vendosi për Gjermaninë, duke u munduar deri në fund që të fitonte një vend titullari te Manci.