Aksioni i Aleksandrit
Nëse prokurorët e misionit të EULEX-it, fillimin e hetimeve për korrupsion të zyrtarëve në nivele të larta e nisën me shumë piskamë, por deri më tash pa asnjë rezultat, kolegët e tyre vendorë, këtë po e bëjnë pa shumë zhurmë.
Burime të sigurta të Expressit nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë tregojnë se brenda këtij muaji apo më së largu gjatë muajit prill, pritet të ngrihet edhe aktakuza e parë që ka të bëjë me dyshimet për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare, të zyrtarëve të lartë të vendit.
Sipas këtij zyrtari shumë mirë të informuar, vetëm Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka në listë 59 dosje që kanë të bëjnë vetëm me dyshimet për korrupsion, ryshfet apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, nga persona të niveleve të ndryshme.
Në këtë numër dosjesh, përfshihen ish-ministra, menaxherë të prokurimit, drejtorë të departamenteve, kryetarë komunash, drejtorë të drejtorive, kryesues të komisioneve për vlerësimin e tenderëve apo anëtarë të këtyre komisioneve.
Përveç kësaj, burime të Expressit nga ky institucion, tregojnë se gjashtë prokurorët e Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë kanë vënë në vijë hetimet e tyre lidhur me veprimet e dyshuara korruptive apo shpërdorime të detyrës zyrtare edhe për disa sekretarë të përhershëm, zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale apo shefa divizionesh.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....