E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me rregullore të UNMIK`ut

Pavarësisht se Kosova i ka institucionet, privatizimi i Trepçës ka nisur me rregullore të UNMIK`ut. Bëhet fjalë për Rregulloren 2005/48, në bazë të së cilës, Gjykata Supreme lejoi fillimisht privatizimin e 7 ndërmarrjeve. Punëtorët thonë se ky vendim është arbitrar, pasi Kosova tashmë i ka institucionet e veta. Nga Agon Sinanaj më 01 mars 2011 në ora 08:48

Kosova ka tri vite që është shtet dhe ka institucionet, por koha e UNMIK`ut s`po i hiqet kurrqysh qafe. Madje, as kur është në pyetje privatizimi i Trepçës, ndërmarrje kjo që vlerësohet si pasuria me e madhe e Kosovës.

Gjykata Supreme e Kosovës është bazuar në rregullore të UNMIK`ut, kur ka marrë vendim për privatizimin e shtatë kompanive të Trepçës. Kjo nuk ka qenë pengesë për këtë gjykatë, pavarësisht faktit se Kosova ka tri vjet që është shtet dhe i ka institucionet e veta. Fjala është për Rregulloren e UNMIK-ut 2005/48.

Ky vendim është vlerësuar si shqetësues për punëtorët, të cilët së bashku me menaxhmentin e ndërmarrjes, në vazhdimësi kanë kërkuar që para privatizimit të fillohet me ndryshimin e kësaj rregulloreje nga Kuvendi dhe miratimin e Ligjit për pensionim të parakohshëm.

Por, tash kur puna veç është kryer, Këshilli Koordinues i Sindikatave të Pavarura të Trepçës, vendimin e quan arbitrar dhe kërkon nga Gjykata ta shfuqizojë atë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›