E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni i INUK në Shëngjin, pronarët: Ishte selektive

Pronarët e prekur nga ndërhyrja e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për prishjen e objekteve në zonën e Shëngjinit, e konsiderojnë aksionin selektiv, pasi sipas tyre ata disponojnë leje dhe se kanë qenë të ligjshëm.

Pronarët kanë deklaruar se nuk kane marrë asnjë njofim prishjeje, ndërsa thonë se ka ndërtime pa leje që nuk jane prekur ashtu siç ka të tjera në ndërtim e sipër në zonën ku është kryer ndërhyrja.
 

Janë mbi 200 objekte të ndryshme të cilat janë prishur në zonën bregdetare të Shëngjinit, ndërsa nga njësia vendore bëhet e ditur se do të ketë edhe një fazë të dytë ndërhyrjeje po në këtë zonë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›