Aksioni për prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e Parlamentit të ri, pas 20 gushtit
Shqipëria do ketë parlamentin më moderne në rajon dhe më gjerë me rastin e 100 Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë
Ligji “Për prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar”, i cili u miratua pak javë më parë në Kuvend dhe që u kalua në heshtje nga Presidenti, merr fuqi ligjore në datën 20 të këtij muaji dhe parashikon që menjëherë pas këtij momenti të fillojë nga zbatimi i tij. Pritet të jenë ditët e para të shtatorit që do të startojnë shembjen e Piramidës dhe ndërtimin në atë vend, të kompleksit të ri parlamentar.
Ligji e parashikon që në bazë të tij të fillojnë procedurat për shembjen e Piramidës, pavarësisht kundërshtive të palëve të ndryshme, të cilat në rastin më të mirë, e kanë kthyer këtë çështje në ‘sherrnajë’ të panevojshme.
Parlamenti i ri është parashikuar të ndërtohet me rastin e 100 Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Në seancën e parafundit plenare të sesionit të shkuar parlamenti miratoi me votat e mazhorancës këtë ligji i cili i hap dritën jeshile për shembjen e Piramidës pasi ka kaluar nëpër hallkat përkatëse ligjore.
Në fillim të muajit shtator, pritet të nisin punimet për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, ndër më modernët në rajon dhe më gjerë.