Mbërrin në Shqipëri skuadra e Milan
Rinas-Ka mbërritur Shqipëri ekipi i madh i futbollit, Milan. Kuqezinjte e adhuruar nga tifozët shqiptarë do të luajnë në stadiumin "Qemal Stafa" mbrëmjen e sotme me ekipin e Tiranës.
Ronaldinjo, Maldini, Shevçenko, Inzagi, Sedorf, Nesta e shumë lojtarë të tjerë do të qëndrojnë për afro 10 orë në vendin tonë, ku në stadiumin “Qemal Stafa” do të luajnë me Tiranën. Ndeshja fillon në orën 17.00.
Skuadra e madhe italiane do të akomodohet menjëherë në hotel “Sheraton”. Një drekë zyrtare shtrohet për to në orën 13.30. Delegacioni i klubit me 22 persona, kryesohet nga zv/presidenti Adriano Galiani si dhe emra të njohur si Ariedo Braida, Filipo Gali, Mauro Tasoti e Leonardo,etj.