Aksioni, prishen 11 ndertime pa leje
SHKODER- Policia bashkiake ne Shkoder shembi dje 11 ndertime pa leje, qe ishin ngritur prej vitesh pergjate trotuarit te nje rruge kryesore ne qytet dhe qe perbenin pengese per investimet ne infrastrukture. Drejtori i policise bashkiake te Shkodres, Beniamin Nako, tha dje se "objektet e shembura gjate aksionit te sotem ishin dyqane dhe lokale. Ato u shemben me vendim te Keshillit Bashkiak, pas propozimit te depozituar nga Drejtoria e Urbanistikes prane kesaj bashkie". Ndertimet pa leje ndodheshin ne trotuarin e njeres prej rrugeve kryesore te qytetit, ate qe lidh bulevardin "Zogu i Pare" me sheshin "Isa Buletini". Ne dispozicion te aksionit te sotem ishin dy fadroma, njera e Bashkise se Shkodres dhe tjetra e firmes se ndertimit "Albtiefbau". Pervec Policise Bashkiake, ne kete aksion u angazhuan dhe forcat e Komisariatit te Shkodres. Pronaret e ndertimeve te shembura ishin lajmeruar me shkrese zyrtare per aksionin dhe nga ana e tyre nuk ka pasur asnje reagim. "Aksione te tilla do te ndermerren dhe ne akse te tjera rrugore te qytetit, aty ku ka ndertime pa leje dhe sidomos ne ato vende qe behen pengese per zbatimin e investimeve te bashkise ne sherbim te infrastruktures se qytetit", perfundoi drejtori i policise bashkiake.