E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkon te divorcohet, rreh te bijen

Vajza denoncon ne polici te atin per dhune fizike dhe psikike, pasi e ka penguar me force qe te divorcohet nga bashkeshorti, me te cilin nuk shkonte prej kohesh. Agjentet e Komisariatit nr. 1 te Tiranes kane kujtuar se bukuroshja kishte probleme me te dashurin, por jane shtangur kur kane degjuar historine e Elida M. "Im at me ka rrahur dhe me kercenon vazhdimisht, sepse nuk me le qe te divorcohem, ndaj dua ta denoncoj", eshte shprehur 28-vjecarja ne komisariat, nderkohe qe nje furgon i grupit te gatshem ia ka behur ne banesen e familjes Haxhi M., ne lagjen "Ali Demi", ku ka shoqeruar edhe 60-vjecarin e kallezuar. Burime zyrtare te policise thane se denoncimi eshte bere mengjesin e djeshem dhe po dje eshte bere ballafaqimi mes dy paleve. Pasi eshte mbajtur per tre ore ne qeli, i dyshuari eshte lene te hetohet ne gjendje te lire per ushtrim dhune e kanosje, ndersa eshte justifikuar se nuk donte qe vajza e tij te vuante, duke prishur kuroren dhe familjen.
Ngjarja ka zene fill prej disa javesh kur Elida M., 28 vjece, kishte probleme ne familjen e saj te re, pasi ishte martuar prej disa vitesh. Mosmarreveshjet ne cift e kishin detyruar te merrte vendimin per divorc, por kur i ka treguar te atit, ky nuk e ka pritur mire lajmin, duke e kundershtuar ashper. Mbremjen e se dieles, ne familje mesohet se ka pasur debate te ashpra qe kane degjeneruar deri ne dhune. E deshperuar per mos gjetjen e mbeshtetjes ne familje, Elida i eshte drejtuar policise per ndihme, duke denoncuar te atin. Ajo ka rrefyer historine e plote dhe ka treguar shenjat e dhunes ne trup. Agjentet regjistruan procedimin penal dhe brenda disa minutave kryen shoqerimin e Haxhi M., 60-vjecarit te kallezuar nga e bija.
Ndersa 28-vjecarja ka pretenduar se ka jeten e saj dhe nuk mund ta shtynte me ne familjen e burrit, i ati e ka paralajmeruar se nuk do ta mbante ne shtepi, nese ndahej. Por, Elida ka qene e vendosur, duke mos pranuar te shkonte me ne shtepine e burrit dhe kjo ka irrituar 60-vjecarin, qe ka vene dore mbi te bijen. Ai nuk e ka mohuar ne polici aktin, por eshte shprehur se e ka kryer ne kushtet e nje tronditjeje psikike per vendimin e te bijes. "Nuk dua qe ime bije te vuaj", eshte shprehur ai para agjenteve. Pas hetimeve e ballafaqimit, te dyja palet jane keshilluar dhe i moshuari eshte lene te hetohet ne gjendje te lire.
A.Q

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›