Hekuri me radioaktivitet, rrezik kombetar
Hekuri i ardhur nga Ukraina, i cili dyshohet se permban lende radioaktive, eshte nje rrezik serioz per jeten e qytetareve ne te gjithe vendin. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik theksuan dje se ne rast se hekuri, qe eshte perdorur per ndertime, permban keto lende, atehere situata eshte vertete shume shqetesuese. "Sot nuk mund te flasim se ky hekur futet pa kontroll, por nese ndodh ky nuk eshte problem shendetesor vetem per Elbasanin, por per te gjithe vendin", pohojne specialistet e ISHP-se. Sipas tyre, ne vend jane institucione dhe aparatura perkatese, te cilat masin cilesine e hekurit dhe sa i demshem eshte ai per shendetin e njerezve. Ndonese keta specialiste jane te vetedijshem se rreziku qe mbart ky hekur eshte shume i madh, asnje prej tyre nuk e pranon te thote se cfare pasojash negative sjell ne shendetin e njerezve qe punojne me te, por edhe per ata persona, shtepite e te cileve jane ndertuar me ate lloj hekuri. Megjithese ne varesi te Ministrise se Shendetesise ka struktura te posacme, te cilat merren me monitorimin e rrezatimeve ne vendin tone, ende nuk ka asnje raport zyrtar lidhur me situaten. E ndersa nje sere institucionesh pohojne se hekuri i futur ne vendin tone kontrollohet ne pikat doganore, perseri nuk dihet nese ka rruge ilegale te tij. Sipas te dheneve, mendohet se eshte kryesisht hekuri, i cili vjen nga Ukraina, qe permban sasi te medha lendesh radioaktiviteti. I vetmi fakt, qe e verteton kete, eshte numri i personave te prekur nga semundje te pasherueshme ne vendin, numer qe vjen duke u rritur nga viti ne vit.