E Shtunë, 31 Tetor 2026

I semuri mendor sulmon prinderit

Babai denoncon djalin per keqtrajtim dhe shkaterrim te baneses, ndersa kerkon sistemimin e tij ne ambiente te pershtatshme per te semuret mendore. M. Bucaj, 75 vjec, i eshte drejtuar pasditen e djeshme Komisariatit te Policise Berat per te kallezuar te birin, Thanas Bucaj, 36 vjec, per sulme agresive ndaj familjes, ne kushtet e semundjes psikike nga e cila vuante. I riu ishte shoqeruar edhe me pare ne qeli e me pas izoluar ne Spitalin Psikiatrik te Vlores, por, pas disa ditesh, ishte arratisur prej andej, duke u rikthyer ne Berat prane familjes. Mungesa e ilaceve per trajtimin e semundjes mendore mesohet te jete bere shkak i agresivitetit te 36-vjecarit, qe ka nisur mesditen e djeshme ne lagjen "Clirimi". Fillimisht, ai ka shkaterruar disa prej orendive te shtepise dhe pas nderhyrjes te se emes, N. Bucaj, e ka goditur kete te fundit me mjete te rastit, duke i shkaktuar demtime te lehta. Djali "plangprishes" ka marre arratine, duke u larguar menjehere, kurse policia e shpalli ne kerkim pas denoncimit te 75-vjecarit qe ishte njekohesisht babai i tij. Burime te policise thane dje, per gazeten "KJ", se Thanas Bucaj vuan nga nje semundje mendore dhe here pas here dhunonte familjaret e tij. Ne kushtet e nje krize mendore, 36- vjecari mesohet se ka shkaterruar gjithcka ne banesen e tij. Te pafuqishem perpara semundjes se djalit te tyre, cifti Bucaj mesohet se rreth ores 13:00 te dites se djeshme ka tentuar te ndaloje veprimet e tij, por ne perpjekje e siper nena, 68 vjece, eshte dhunuar fizikisht. Eshte dashur nderhyrja e banoreve te lagjes "Clirimi" qe i semuri mendor te largohet nga shtepia, duke lene te qete per disa ore familjaret e tij. Sipas deshmise se 75- vjecarit M. Bucaj, kohet e fundit djali me raport mjekesor ishte bere mjaft i dhunshem si pasoje e mungeses se ilaceve, duke u bere agresiv. Mesohet se policia per kete rast ka marre dhe me pare masat, duke bere shoqerimin e 36-vjecarit per ne Spitalin e Vlores, gje qe ka rezultuar pa sukses, pasi vetem pas disa ditesh qendrimi ai eshte larguar. Aktualisht uniformat blu po kerkojne te riun per te bere rishoqerimin e tij per ne Vlore.
E.Hazizolli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›