E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia, shkolla me hekur radioaktiv ne 1998

Historia e hekurit me permbajtje radioaktive ne vendin tone ka nisur mjaft heret, diku rreth vitit 1998. Atehere, ne disa te perditshme ne vend njoftohej se ne tri ose kater shkolla te kryeqytetit, te cilat sapo ishin rikonstruktuar, ishte bere nje kontroll disi i vecante dhe i panatyrshem per fushen e ndertimit ne Shqiperi. Kontrolli ne fjale u realizua nepermjet nje aparature qe quhej Geiger. Ky aparat mati nivelin e rrezatimit radioaktiv, qe mund te emetohej nga strukturat e ketyre objekteve. Rezultati qe doli nga kontrolli ne fjale ishte vertete trondites. Nivel i radioaktivitetit te kapur tejkalonte disafish ate te lejuar per ruajtjen e shendetit te njeriut. Cuditerisht, edhe atehere sasia e hekurit kishte ardhur nga Ukraina. Nderkohe, e gjithe kjo situate kaloi ne heshtje dhe ende sot e kesaj dite ne ato shkolla mesojne femijet dhe nuk eshte marre asnje mase per eliminimin e ndertesave. Nderkohe, edhe para disa vjetesh jane bllokuar rreth 9 raste te hekurit te tregtuar si skrap, qe kane pasur nivel te larte radioaktiviteti. Por, sipas te dhenave te Institutit te Fizikes Berthamore, rrezik me te madh perben skrapi qe qarkullon pa u kontrolluar neper territorin e vendit tone. Keto nente raste jane konstatuar ne dy nga pikat doganore me te medha te vendit, ate te Tiranes dhe te Durresit. Nderkohe qe ne pikat e tjera doganore te vendit, Instituti i Fizikes Berthamore nuk ka specialiste te tij per te bere monitorimin e llojit te skrapit qe futet ne vendin tone. Madje, edhe ne piken doganore te Qafe-Thanes nuk funksionon monitorimi, megjithese eshte ngritur nje qender portabel per kontrollimin e nivelit te radioaktivitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›