Shkollat e amortizuara rrezikojne nxenesit
Shkollat e amortizuara prej vitesh ne rrethin e Devollit rrezikojne jeten e nxenesve qe zhvillojne procesin mesimor, edhe pse ne kushte te papershtatshme. Ne disa fshatra, si ne Vishotice, Trestenik e Kuc, godinat jane pothuajse te rrenuara dhe here pas here bien copa suvaje, kurse catite jane gati ne renie. Rast i vecante eshte ai i shkolles ne Trestenik qe nuk ka cati dhe prej tre vjetesh kane munguar investimet per restaurim. Zjarri demtoi rende objektin, kurse 60 nxenesve u duhet te udhetojne per kilometra per te zhvilluar mesim. Pellumb Pasholli, drejtor i shkolles 9-vjecare te fshatit Vishotice, tregon se per 151 nxenes te fshatrave Kapshtice, Vishotice, Trestenik dhe Kurile, ndihet cdo dite e me shume rreziku per jeten. Tavane te cara nga lageshtira, dritare qe rrezohen dhe mure te cara nga lekundjet e termeteve qe nuk jane riparuar ndonjehere, i detyrojne edhe prinderit e femijeve qe te kerkojne nderhyrje per rikonstruksion e objekteve arsimore. Shkolla e fshatit Vishotice, e ndertuar qe nga viti 1967, ka arritur nje gjendje rrenimi per mungese te investimeve ne rikonstruksion dhe aktualisht paraqet rrezikshmeri per jeten e nxenesve qe mesojne ne te. Edhe ne fshatin Miras, ku po rikonstruktohet godina arsimore, nxenesit jane te detyruar te mesojne ne nje lokal te papershtatshem ne stinen e dimrit. Sipas te dhenave nga qendra arsimore e rrethit te Devollit, "nuk jane ende te pritshme investimet per rikonstruksion te objekteve ne keto fshatra, ndersa edhe nga komunat nuk ka te ardhura te mjaftueshme".
G.Ashimi