E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bresheri automatiku makines se fqinjit

Tirane - Grindja me bashkefshatarin degjeneron ne nje atentat te deshtuar ne Babrru te Tiranes. Policia arreston, pas denoncimit, te dyshuarin dhe bllokon armen automatike me te cilen eshte kryer krimi. Burime zyrtare thane se dje u kap, pas tri dite kerkimesh nga agjentet e Komisariatit nr. 3, Ded Sulaj, 43 vjec. Rreth ores 04:00 te tri diteve me pare, Sulaj dyshohet se ka qelluar me arme zjarri automjetin tip "Benz", me targe TR0286L, prone e Bujar L., 33 vjec, qe ndodhej i parkuar ne oborr. Gjate kontrollit te baneses mesohet se jane gjetur ne cilesine e provave materiale tre gezhoja, nje automatik model 56, pa kreher dhe 156 fisheke, pa leje. Pas hetimeve te kryera, dosja i kaloi dje Prokurorise se Tiranes per veprat penale te "shkeljes se paprekshmerise se baneses" dhe "armembajtjes pa leje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›