E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivistët pro-palestinezë nisin një anije të re në Gaza

Aktivistët pro-palestinezë nisën sot një anije tjetër humanitare si sfidë të bllokadës izraelite në Rripin e Gazës, vetëm një ditë pas bastisjes së Izraelit në flotën humanitare që la nëntë të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Egjipti tha se hapi kufirin për të lejuar depërtimin e ndihmave humanitare në territorin palestinez. Sulmi i djeshëm mori kritika ndërkombëtare dhe i rëndoi marrëdhënet turko-izraelite.

Aktivistët propalestinezë thanë se nga fundi i javës anijes që u nis sot do t'i bashkangjiten dhe anije tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›