E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO-ja Izraelit: Të lirohen të burgosurit

NATO-ja i kërkon Izraelit të lirojë menjëherë civilët e arrestuar në sulmin ndaj flotës që transportonte ndihma humanitare në Gaza.

Në një komunikatë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen shpreh keqardhjen për humbjen e jetëve njerëzore dhe dënon aktet që çuan në tragjendinë.

"I shtoj emrin tim thirrjeve të OKB-së dhe BE-së për një hetim të menjëhershëm, të paanshëm, të besueshëm dhe transparent mbi incidentin", përfundon Rasmussen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›