E Diel, 1 Nëntor 2026

Poloni, zbardhet përmbajtja e 'kutisë së zezë'

Polonia ka zbuluar sot përmbajtjen me shkrim, e cila përshkruan çastet e fundit në kabinën e pilotit të aeroplanit, i cili u rrëzua në 10 prill, ku vdiq presidenti Lech Kazinski.

Dosja përmban fjalët në të cilat pilotët janë paralajmëruar të paktën dhjetë herë përpara se aeroplani të bjerë në mjegullën e dendur në qytetin rus Smolensk.

Zërat e fundit të regjistruara përmbajnë bisedën e një personi të panjohur në kabinë.

Presidenti i Polonisë, Lech Kazinski humbi jetën në një aksident ajror të ndodhur në aeroportin e Smolenskut, në Rusi ku mes viktimave ishin edhe zëvendësministri i Jashtëm polak, bashkëshortja e presidentit, shefi i shtabit të përgjithshëm dhe guvernatori i bankës qendrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›