E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vellezerit Keta ne ring

Të shtunën, më 5 maj, vëllezërit Ismail dhe Gjetan Keta do të hipin në ringun e Thai dhe Kickboxit, në atë që në Gjernani njihet si “Keta’s Fight Gala” dhe që do të transmetohet direkt në televizionin gjerman “SAT 1”.

Luftëtarët nga Bulqiza synojnë të pushtojnë majat e këtij sporti, ku edhe pse janë ndër sportistët e paktë shqiptarë që e praktikojnë kanë regjistruar suksese të jashtëzakonshme.

Ismail “Jonny” Keta do të dyluftojë për të mbrojtur brezin e kampionit të botës të federatës ISKA me rregullat e “K-1”, të cilat unifikojnë rregullat e Kikboksit dhe të Taiboksit. Titullin botëror në peshën deri në 81 kilogramë të kategorisë gjysmë të rëndë, Ismail Keta I njohur ndryshe me nofkën “Demi” do ta mbrojë kundër holandezit Remo Arns.

34-vjeçari e fitoi brezin në nëntor të vitit 2011 në Mynih, kur fitoi pas vetëm tre raundesh përballë hungarezit Xhozef Siklodi.

Ndërkohë, Gjetan “Mike” Keta do ti rikthehet ringut të Thai dhe Kickboxit, pas karrierës së suksesshme edhe si boksier, të cilën e vazhdon paralelisht. Por, oferta për një ndeshje me rregullat e “K-1” për titullin europian ka qenë shumë joshëse dhe ai e ka pranuar pa u menduar dy herë, edhe pse ka afro 4 vjet që nuk duelon më në këtë sport. Gjetan Keta do të ketë si kundërshtar kampionin e Europës në peshën 69 kg, Thilo Shnajder.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›