Deshton leshimi ne hapesire i te pares anije kozmike private

Ka dështuar për arsye teknike lëshimi në hapësirë i të parës anije kozmike private që do të arrinte në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Motorët e anijes janë fikur vetëm pak minuta para nisjes së planifikuar në Cape Canaveral, Florida.
Iniciativa historike ishte ndërmarrë nga kompania kaliforniane 'SpaceX' që do të dërgonte një kapsulë me gjysmë tonelate furnizimi për në stacionin hapësinor. Ishte hera e parë që sektori privat angazhohej për një shërbim të tillë që kryhet zakonisht nga a mjete që u përkasin agjencive hapësinore shtetërore, siç është NASA apo ESA. Anija pa pilot e mallrave, 'Dragon', do të lëshojë raketën e vet 'SpaceX', të quajtur Falcon 9.
Kompania kaliforniane SpaceX është e gatshme për të hyrë në histori, duke dërguar një kapsulë që përmban gjysmë tonelate furnizimi për në stacionin hapësinor. Por e vecanta është se kjo do të jetë hera e parë që sektori privat do të ofrojë një shërbim të tillë.
Një detyrë e tillë kryhet zakonisht nga mjetet që u përkasin agjencive hapësinore shtetërore, siç është NASA apo ESA.
Edhe pse faturuar si një demonstrim, misioni ka domethënie të madhe, sepse shënon një ndryshim të madh në mënyrën se si qeveria amerikane dëshiron të kryejë disa nga operacionet e saj ne hapësirë. Ky veprim është menduar se do të lejojë agjencinë amerikane të hapësirës të përqendrohet më shumë në misionin e eksplorimit përtej tokës.