Perfaqesuesi i PE-se viziton Timoshenkon
Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian Jasek Protasieuiz, ka vizituar ish kryeministren e Ukrainës Julia Timoshenko në dhomën e saj në Spitalin Karkiv dhe ka qëndruar atje për rreth dy orë. Timoshenko po trajtohet për dhimbje kronike në shpinë si dhe po merr veten nga një grevë urie që e kishte filluar në muajin prill si ragim ndaj abuzimit të rojeve në burgun ku ajo po vuan dënimin prej 7 vjetesh. Timoshenko është shpallur fajtore për abuzim me pushtetin. Ajo ka mohuar akuzat e ngritura dhe deklaron se ky process ndaj saj është I motivuar politikisht. Situata në të cilën ndodhet Timoshenko ka acaruar ndjeshëm marërdhëniet ndërmjet Ukrainës dhe 27 vendeve anëtare të Bashkimit europian, në të cilën Ukraina synon të bëjë pjesë në të ardhmen. Shumë liderë europianë kanë kërcënuar të bojkotojnë kampionatin europian të futbollit 2012 që do të mbahet në muajin qershor. Zëvendës presidenti I parlamentit europian, ka dalë I kënaqur nga vizita me Timoshenkon bëjnë të ditur burimet spitalore. Zëdhënësi I spitalit ka bërë të ditur për median se takimi zgajti ëm shumë se dy orë dhe se zëvendës presidenti ishte komplimetuar për kushtet dhe mënyrën e trajtimit që I ishte rezervuar Timoshenkos. Protasieuiz I cili personalisht është shprehur se do të bojkotojë ndeshjet që do të luhen në Ukrahinë në kuadër të kampionatit europian të futbollit, ka marrë pjesë në ditën e europës ku dhe është takuar me zyrtarë të qeverisë dhe liderë të opozitës.