E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e liqenit te Paskuqanit

Parku i liqenit të Tiranës, prej vitesh është mushkëria e vetme e kryeqytetit, vendi ku banorët shëtisin larg zhurmës së trafikut, ku mund të marrin frymë lirshëm pa pluhur dhe ndotës të tjerë të ajrit. Por së shpejti do të nisë zbatimi i projektit të zgjatimit të bulevardit që do ti ofrojë kryeqytetasve një park të dytë në një zonë të quajtur Komuna Paskuqan.

Sot kjo komunë me sipërfaqje rreth 11.3 km2, me një popullsi mbi 50 mijë banorë ka marrë vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve por dhe studiove arkitekturore më prestigjoze në botë.
Konkursi i organizuar nga Bashkia e Tiranës kërkoi nga studiot pjesëmarrëse që projektet e tyre të projektonin vendosjen e Tiranës në trajektoren e denjë të një kryeqyteti europian të shekullit të 21.

Bulevardi do të shtrihet deri ne Pakuqan, një zonë bujqësore e kulturore e vendosur midis kodrave duke i dhënë asaj gjelbërim, ndërtesa të vogla dhe shndërrimin e saj në një qytet . Studio fituese “ Grimshaë” parashikon në këtë zonë ndërtimin e parkut më të madh të gjelbër të qytetit.
“Idea në të gjithë propozimet e paraqitura ishte zgjatja e disa akseve për të krijuar një lidhje të qendrueshme me parkun e paskuqanit ku planifikohet mbjellja e shumë pemëve dhe krijimi i një hapësire të gjelbër.

Parashikohet gjithashtu ngritja e disa bizneseve të vogla në shërbim të qytetarëve por projekti planifikon që parku i Paskuqanit të jetë vendi më i afërt për tu ndjerë pranë natyrë dhe për tiu gëzuar ujit.”

Liqeni i Paskuqanit është një prej resurseve më të rëndësishëm të komunës me sipërfaqje prej 170 ha.
Aktualisht, zona përreth liqenit të Paskuqanit është zënë nga banesa informale të ndërtuara pas viteve ’90. por numri i tyre është i pakët krahasuar me sipërfaqjen e Liqenit.

Parku i gjelbër i Paskuqanit do të jetë një mushkri e dytë e gjelbër e kryeqytetit, falë këtij projekti të ri konceptual.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›