E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkeshortja e nje ish-politikani kinez akuzohet per vrasje

Bashkëshortja e një ish politikani në Kinë do të përballet me kuza për vrasje. Prokuroria e shtetit në Kinë ka deklaruar se tashmë ka të gjitha provat e qarta të krimit dhe se ato janë të parefuzueshme. Gu Kailai, bashkëshortja e Bo Xilai do të gjykohet për vrasje me paramendim të biznesmenit nga Britania e Madhe Neil Hejud. Ky I fundit u helmua pas një debati financiar që pati me Bashkëshorten e politikanit. Procesi gjyqësor pritet të nisë muajin e ardhshëm. Bo Xilai ka qenë një figurë e rëndësishme brenda partisë komuniste kineze dhe shihej si një kandidaturë e fortë për lidershipin e saj. Dorëheqja e tij nga partia ka krijuar shumë përcarje brenda saj. Edhe pse nuk shihet si një i dyshuar i mundshëm në këtë çështje ai është nën hetim dghe mund të përballet më vonë me një process gjyqësor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›