Julian Assange hetohet ne ambasaden e Ekuadorit
Ekuadori duket se do të lejojë autoritetet suedeze të marrin në pyetje themeluesin e Uikiliks Julian Asanzh në ambasadën e saj në Londër ku ai ka kohë që strehohet. 40 vjecari kërkoi në 19 qershor azil politik në ambjentet e kësaj ambasade. Asanzh I cili publikoi në uebsajtin e tij biseda dhe të dhëna secrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron të evitojë ekstradimin në Suedi ku do të përballej me akuza për krime seksuale, akuza të cilat ai I mohon. Nëse ai largohet nga ambasada rrezikon arrestimin për shkelje të lirimit me kusht. Por në bazë të marrëveshjeve diplomatike ndërkombëtare, policia nuk mund të hyjë në ambasadën e Ekuadorit në Londër për ta arrestuar atë. Asanzh u largua nga Uashingtoni në vitin 2010 kur Uikiliks publikoi me mijëra të dhëna secrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai frikësohet se nëse dërgohet në Suedi për tu përballur me akuzën për përdhunim dhe sulm seksual, mund të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu përballur me akuzat për Uikiliks, dhe mund të përballet me dënimin me vdekje.