E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligji per tokat bujqesore vijon diskutimi nen per nen

Shtyhet diskutimi nen për nen i ndryshimeve dhe amendamenteve që i bëhen ligjit për regjistrimin e tokave bujqësore në emrin e përdoruesve të tyre. Kreu i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Ilir Rusmajli kërkoi nga përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, ndryshimin e qëllimit të ligjit, i cili sipas tij duhet të vijë në një frymë të re, atë atë zgjidhjes përfundmitare të procesit. “Jo hapjes së një spiraleje të re”, sikurse u shpreh ai. 
Ardhja e dy projektligjeve për dhënien e tapive të tokave bujqësore në përdorim, u shoqërua me sjelljen e disa amendamenteve nga ana Fatmir Mediut, në cilësinë e deputetit të parlamentit. Një nga çështjet kryesore që zoti Mediu reflekton në amendamentet e tij, është kalimi i tokës bujqësore në pronësinë e përdoruesve vetëm për ata që kanë akt përdorimi. Në të kundërt, sipas tij, do të përfitojnë toka edhe abuzuesit. Por, sipas përfaqësuesve të minsitrisë, një fakt i tillë është i pamundur, se ka familje që i përmbushin kriteret, por për arsye burokracie nuk kanë dokumenta.
Amendamenti i parë i zotit Mediu u rrëzua nga Komisioni i Ligjeve. Megjithatë, dy projektligjet do të vijnë të diskutohen në Komisionin parlamentar të Ligjeve, së bashku me amendimet që janë propozura nga deputeti Mediu.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›