E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca propozon Neritan Cekën për nënkryetar Kuvendi

Mazhoranca ka vendosur që t’ia japë “Të majtës për Integrim” postin e nënkryetarit të Kuvendit. Deputetët e mazhorancës kanë propozuar dje deputetin, Neritan Ceka, si nënkryetar të Kuvendit.

Vendimi për këtë propozim është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas marrjes së këtij vendimi vete kreu i PAD-së, Ceka ka bërë komentin e tij duke u shprehur se e ka pranuar këtë post, por ka theksuar se kjo lëvizje nuk ka lidhje për bashkim me Partinë Demokratike.

Gjithsesi qëndrimi i kreut aleancist nuk ka qenë i prerë ai ka lënë të hapur mundësinë e bashkimit me PD-në duke thënë se ky bashkëpunim mbetet për t'u parë në ditët e ardhshme.

Ceka do të zëvendësojë në postin e nënkryetarit të Kuvendit, Fatos Bejën i cili prej mese një muaji ka kaluar në postin e ministrit të Arsimit.

Kjo lëvizje e Cekës lë të hapur mundësin e bashkimit me koalicionin e djathtë nga i cili është larguar para 13 vjetësh. Por nostalgjia për dashurinë e vjetër dhe duke mos gjetur rehat në “shtratin” e koalicionit të majtë duket se e ka detyruar alenacistin Ceka të ndryshojë sërish drejtim në strategjinë e tij politike.

Megjithëse Ceka ka bërë pjesë në koalicionin e majtë për vite me radhë, por kohet e fundit kur e djathta erdhi në pushtet vazhdimisht është vënë re një lëkundje e qëndrimit të tij.

Lëkundje të cilat në momente deçizive për mazhorancën kanë shërbyer për mirë pasi qëndrimi i Cekës i ka lehtësuar punën për të kapërcyer situata të pakëndshme.

Mjafton të kujtojmë këtu zgjedhjen e presidentit të republikës para një viti e gjysmë. Pas qëndrimin e Cekes i cili pranoi të hynte në garë duke i dhënë legjitimitetin procesit dhe disa vota e majta sot endni do të kishte shkuar në zgjedhje të parakohshme dhe ndoshta e djathta nuk do ta kishte më pushtetin.

Gjithashtu për muaj me radhë Ceka është distancuar nga koalicioni i majtë duke e bashkuar votën e tij me qeverinë për miratimin e shumë projektligjeve.

Por këtu ka një paradoks. Ndërkohe që Ceka propozohet nga mazhoranca për nënkryetar të Kuvendit për llogari të tyre, ky i fundit bën pjesë në grupin parlamentarë të “Të majtës për Integrim” grup parlamentarë e cila është betuar që beteja e saj politike të jetë largimi i kryeministrit Berisha nga pushteti.

Ndoshta kjo mund të merret si një  “joshje” apo “afrim” që mazhoranca i bën LSI-së për të zbutur qëndrimin e saj politik. Por gjithsesi do të jetë vete Ceka i cili në ditët në vazhdim duhet të saktësojë pozicionin e tij.

Do të rrijë në ardhmen e të majtës apo të djathtës, sepse pozicioni i dyzuar që ka aktualisht është i parehatshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›