SHKB perplas poziten dhe opoziten

Deputetet e pakices akuzuan qeverine se me krijimin e kesaj strukture po perpiqet te uzurpoje kompetencat e institucioneve te tjera te cilen kryeminstri, sipas deputetit Balla, do ta perdore edhe per qellime elektorale.
“E filloj ne 2005-en me prirjen per te shtene ne dore Sherbimin Informativ te Shtetit, nuk e beri nje gje te tille. U mundua te shtjere ne dore Prokurorine, por bllofi i doli huq. U mundua te shtinte ne dore policine e shtetit, por legjislacioni i imponuar nga BE-ja e detyroi qe policine e shtetit ta konsideroje si nje institucion apolitik. Dhe tashme po shpik kete hibrid te panevojshem dhe te rrezikshem per ta perdorur SHKB-ne si mjet presioni ndaj policise se shtetit per zgjedhjet e ardhshme. Policet duhet te zbatojne urdherat e SHKB-se ne rast se nuk duan te perfundojne ne burg”, eshte shprehur Balla.
Por ministri i Brendshem Bujar Nishani duke hedhur poshte akuzat e opozites, theksoi se ligji i ri per SHKB-ne ka per qellim vetem rritjen e efektivitetit ne luften ndaj korrupsionit ne strukturat e policise se shtetit dhe jo te kontrolloje institucionet e tjera.
“Anoncimet dhe tentativat qe behen per t’i percjelle publikut se po pergatitet nje institucion me kompetenca jashtezakonisht te medha qe synon te kontrolloje dhe pergjoje gjithkend, jane teresisht e pavertet. Nuk ka te beje me asnje intitucion tjeter, nuk kontrollon asnje institucion tjeter, madje as vete brenda Ministrise se Brendshme”, tha Nishani.
Nderkohe seanca e radhes ne Kuvend duket se ka zbardhur edhe pozicionimin qe kryetari i Aleances Demokratike, Neritan Ceka do te kete ne zgjedhjet e ardhshme. Zoti Ceka me mbeshtetjen e shumices do te zevendesoje ne postin e nenkryetarit te Kuvendit zotin Fatos Beja te zgjedhur vetem pak kohe me pare minister i Arsimit. Kuvendi ka miratuar gjithashtu me 79 vota pro edhe shtyrjen e afatit per Komisionin e Reformes Zgjedhore.